Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deputetit të LVV-së, Armend Muja, i cili e ka akuzuar atë se kishte nënshkruar kontrata njëburimore sa ishte ministre e Tregtisë në vitin 2016, duke thënë se i janë zhdukur 529 mijë euro nga një kontratë e nënshkruar” për deponimin e grurit si rezervë shtetërore”.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka theksuar se Muja është shpifës, sipas saj, ai vet është nën hetime të prokurorisë, dhe se ajo nuk ka qenë asnjëherë e akuzuar dhe nën hetime.
“Ky shpifësi tjetër Armend Muja ka qenë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private. I njëjti nuk është shpallë kurrë i pafajshëm, por i është vjetruar lënda, mandej është bë deputet i LVV-së”.
“Ky pra është ai që shpif e akuzon për mua. Dërgoni lëndët në Prokurori se unë kurrë s’kam qenë e akuzuar as kurrë s’kam qenë nën hetime”, ka thënë Bajrami.