Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flamujve kombëtarë nëpër shtëpitë e Kosovës Lindore

Aktuale

Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flamujve kombëtarë nëpër shtëpitë e Kosovës Lindore

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 19:24
Flamuri kombëtar

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se i është bashkuar thirrjes së deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se është një komb dhe një flamur në çdo shtëpi në Luginë.

“Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj”, ka thënë Sinani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat