Komandanti i FSK-së, uron `Ditën e Forcës`: Faleminderit për shërbimin!

Aktuale

Komandanti i FSK-së, uron `Ditën e Forcës`: Faleminderit për shërbimin!

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 20:08
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Në urimin e tij Komandanti i FSK-së shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të  palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë.

Angazhimi i juaj meriton falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme, pasi vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.

Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së”, ka thënë  Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat