Serbia me fushata dezinformuese, i vajton 4 kisha të Kosovës në Paris

Aktuale

Serbia me fushata dezinformuese, i vajton 4 kisha të Kosovës në Paris

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Para shtatë vjetëve, Arno Gujon po kryente një mision në Kosovë, të cilin francezi e quante humanitar, me pretendimin se po u ndihmon serbëve të këtushëm.

Nga kjo vizitë, e realizuar në fund të 2017-tës, e deri tashti, këmba e tij nuk shkeli më në republikën e re. Autoritetet e kësaj të fundit ia ndaluan atij hyrjen në Kosovë, për shkak të dyshimeve të bazuara në veprimtarinë e tij.

E pikërisht për këtë çfarë bën, francezi proserb u avancua në Beograd. Qeveria shtetërore atje e bëri Gujonin drejtor të Zyrës së ekzekutivit të Serbisë për Diplomaci Publike dhe Kulturore.

Në këtë cilësi, ai dhe ministri i Kulturës e Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, hapën të hënën në Paris, një ekspozitë për katër faltore ortodokse që ndodhen në tokën e Kosovës – Manastirin e Deçanit, atë të Graçanicës, Kishën e Levishkës në Prizren dhe Patrikanën e Pejës, të cilat janë në mbrojtje të UNESCO-s.

Madje në prezantimin që u tha se u bë në selinë e kësaj organizate të OKB-ës, dolën pretendime se trashëgimia kulturore ortodokse në Kosovë është e rrezikuar.

Kreu i organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij me seli në Prishtinë, Sali Shoshi thotë se duhet të demaskohen fushatat e Beogradit, si kjo në Paris.

Sipas tij, objektet në fjalë nuk kenë objekt i sulmeve me prapavijë politike, qysh moti.

Shoshi kritikoi qasjen mos angazhuese të qeverisë aktuale në Prishtinë, në raport me UNESCO-n.

Republika e Kosovës pati aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë. Ky proces dështoi në mungesë të tri votave, në tentimin e bërë më 9 nëntor 2015, në Paris. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat