Moshën e dëshirën për punë e kanë, por atë nuk e kërkojnë.
41 për qind e të rinjve kosovarë nuk janë të punësuar e as që lypin një të tillë, sipas studimit për rininë të Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” për vitin 2024, i publikuar të hënën.
Deri të ky rezultat, sipas atyre që i bënë matjet, çon mos përmbushja e pritshmërive të të rinjve nga tregu i punës.
Të papunët besojnë që më shumë se përvoja dhe ekspertiza në një fushë, për ta fituar një vend pune luajnë rol lidhjet e nepotizmi.
Deputeti opozitar, Ferat Shala i PDK-së, beson që për moshën e punës duhet një lidhje më e mirë e teorisë me praktikën.
Ky studim publikohet çdo 5 vjet e përfshin matje nga 12 shtete të Evropës Juglindore.