Politologu, Albinot Maloku ka thënë se nuk duhet që të krahasohet Qeverisja Kurti me ish- regjimin e Sllobodan Millosheviqit.
Maloku tha se për këtë kishte qenë mirë që të bëhet një ligj, që të mos krahasohet askush dhe asgjë më të.
“Do të kishte qenë shumë e mirë, ndoshta edhe me u bë ligj mos me u krahasu asgjë gjë, as një figurë me ish regjimin diktatorial të Millosheviqit në Kosovë. Kishte me qenë e shkëlqyeshme kjo ide me u konvertu në ligj, pra me u pas tentu, çdo kush që promovon të bëjë paralele në mes të veprimeve të caktuara, për arsyeje se janë mospërputhje totale…“, ka deklaruar ai.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, muaj më parë ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vepron në mënyrë të njëanshme në veri, madje këto veprime i ka krahasuar me veprimet e Slobodan Millosheviqit dikur.
“Në këtë mënyrë me intervenime policore, ne e dimë si ka vepruar Slobodan Millosheviq dhe çfarë rezultati ka pasur më tutje. Në asnjë mënyrë, nuk mendoj se kjo është qasja e duhur dhe vetëm po i bëhet dëm Kosovës, si dhe reputacionit të saj në arenën ndërkombëtare. Veprimet e pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar relevant, veprimet me përdorim të dhunës policore, veprimet ku tentojnë të imponojnë zgjidhje me këto metoda një analogji ekziston”, ka thënë Totaj.