Maloku: Të mos krahasohet qeverisja e Kurtit me Millosheviqin

Aktuale

Maloku: Të mos krahasohet qeverisja e Kurtit me Millosheviqin

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 22:15
Albinot Maloku

Politologu, Albinot Maloku ka thënë se nuk duhet që të krahasohet Qeverisja Kurti me ish- regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Maloku tha se për këtë kishte qenë mirë që të bëhet një ligj, që të mos krahasohet askush dhe asgjë më të.

“Do të kishte qenë shumë e mirë, ndoshta edhe me u bë ligj mos me u krahasu asgjë gjë, as një figurë me ish regjimin diktatorial të Millosheviqit në Kosovë. Kishte me qenë e shkëlqyeshme kjo ide me u konvertu në ligj, pra me u pas tentu, çdo kush që promovon të bëjë paralele në mes të veprimeve të caktuara, për arsyeje se janë mospërputhje totale…“, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, muaj më parë ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vepron në mënyrë të njëanshme në veri, madje këto veprime i ka krahasuar me veprimet e Slobodan Millosheviqit dikur.

“Në këtë mënyrë me intervenime policore, ne e dimë si ka vepruar Slobodan Millosheviq dhe çfarë rezultati ka pasur më tutje. Në asnjë mënyrë, nuk mendoj se kjo është qasja e duhur dhe vetëm po i  bëhet dëm Kosovës, si dhe reputacionit të saj në arenën ndërkombëtare. Veprimet e pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar relevant, veprimet me përdorim të dhunës policore, veprimet ku tentojnë të imponojnë zgjidhje me këto metoda një analogji ekziston”, ka thënë Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat