Për zgjedhjet e shkurtit, analisti politik Viktor Buzhala ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës i intereson vetëm pushteti.
Buzhala ka theksuar se PDK mund të bëjë koalicion ose me Lëvizjen Vetëvendosje ose me Lidhjen Demokratike të Kosovës me qëllim që të hyjë në pushtet.
“Vërehet që PDK-së është ka i intereson pushteti. PDK ose ka me u ba bashkë me VV-në ose LDK-në varësisht nga rezultati elektoral”, ka thënë Buzhala.
Nga ana tjetër, Buzhala vlerësoi se LDK është duke punuar për t’u rritur fuqishëm si parti.