Berisha: Lajçaku dhe Borelli janë turpi i diplomacisë evropiane

Aktuale

Berisha: Lajçaku dhe Borelli janë turpi i diplomacisë evropiane

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 23:57
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell janë turpi i diplomacisë evropiane.

Berisha tha se të dy ata kanë interesa e veta dhe mundohen që ta arsyetojnë ekzistencën e tyre duke thirrur takime.

“Takime mund të këtë, sepse Lajçak po mundohet me arsyetu ekzistencën e vet. Ai është dështim, turpi i BE-së me gjithë Borellin sepse këta dy janë parë që i kanë interesat e veta. Por, ata si lehtësues janë turpi i diplomacisë evropiane dhe do të jenë emrat që do të listohen në listën e zezë të diplomacisë evropiane…Le të takohen sa të duan, qëndrimi i Lajçakut deri në janar ka qenë i lidhur me zhvillimet në Amerikë…”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen më 17 dhjetor në një takim tjetër në kundër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur për Tëvë1, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministri Bislimi.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh ishte mbajtur më 24 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat