Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen

Aktuale

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 00:57
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

"Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt. Mirëpo data e regjistrimit është deri më 26 dhjetor. Kjo është datë e regjistrimit për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’votuar me postë apo nëpër konsullatat e ambasadat e Republikës së Kosovës", ka thënë Konjufca.

Ai ua ka bërë të ditur mërgimtarëve se nëse nuk regjistrohen deri më 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm për të ushtruar këtë të drejtë mbetet ardhja fizike në Republikën e Kosovës.

"Mërgata është një pjesë shumë e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë edhe të ardhmen. Regjistrohu!", ka theksuar ai në një vidoadresim të postuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat