Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, presidentja Osmani delegon ftesën te institucionet tjera

Aktuale

Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, presidentja Osmani delegon ftesën te institucionet tjera

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 08:06
Presidentja Vjosa Osmani

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ftesë për takim ka pranuar më 9 nëntor edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila për shkak të agjendës së ngjeshur dhe vizitës në Brunei nuk mund të merr pjesë, por kanë rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë.

Kështu ka konfirmuar për median, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Më datë 5 nëntor 2024, Presidentja Osmani ka pranuar ftesë nga Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Antonio Costa, për të marrë pjesë në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor në Bruksel.

Për shkak të agjendës ndërkombëtare të paracaktuar dhe vizitës shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, ku Presidentja Osmani do të udhëtojë me ftesë të Sulltanit të Bruneit më datë 2-3 dhjetor 2024, kabineti i Presidentes e ka informuar kabinetin e Presidentit Costa për pamundësinë e pjesëmarrjes kësaj radhe. Rrjedhimisht, si rezultat i kësaj, është rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë.

Megjithatë, meqë Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor (ftesë tashmë e dërguar dhe konfirmuar), me qëllim të përgatitjeve dhe koordinimit sa më të mirë, Presidentja është dakorduar me institucionet e BE-së që të vizitojë Brukselin më datë 4 dhjetor (pra do të udhëtojë direkt nga Brunei) ku me Presidentin Costa dhe institucione të tjera të BE-së do të diskutojnë për pritshmëritë nga ky Samit”, ka bërë të ditur për telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat