Kërstiq i kërkoi falje gruas së Kurtit, Gashi hedh dyshime për motivin e gazetarit serb

Aktuale

Kërstiq i kërkoi falje gruas së Kurtit, Gashi hedh dyshime për motivin e gazetarit serb

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 09:04
Albin Kurti dhe gruaja e tij, Rita Knudsen Augestad

Analisti politik, Blerim Gashi ka hedhur dyshime për motivin e deklaratës së gazetarit serb, Branislav Kërstiq, i cili të hënën deklaroi se gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd, derisa të martën është arsyetuar se problemi me gjuhën ka sjellë në deklarata të tilla, të cilat janë nxjerrë nga konteksti.

“Cili është motivi apo shtysa mbrapa e deklaratës? Kush e shtini Banen me tha qata?”, ka pyetur Gashi në ‘Politiko’.

“Askush sepse ne e dimë se kjo informatë është e nxjerrë në mënyrë joefektive. Jam kanë i informuar se ekziston ajo mundësia sepse i kam dëgju politikanët e Serbisë, por është nxjerrë nga konteksti”, ka thënë Kërstiq.

Ndryshe, gazetari serb i ka kërkuar falje Rita Knudsen Augestad, gruas së kryeministrit të vendit, duke thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat