Shpërthimi në kolegjin privat, flet rektorja

Aktuale

Shpërthimi në kolegjin privat, flet rektorja

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 09:12
Incidenti u raportua rreth orës 16:30

Një shpërthim ka ndodhur dje pasdite në ambientet e jashtme të kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë.

Incidenti u raportua rreth orës 16:30 dhe ndodhi në pjesën e sistemit të ngrohjes, që gjendet në oborrin e kolegjit, jashtë ndërtesës.

Rektorja e Kolegjit, Naime Brajshori, konfirmoi se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim.

Ajo njoftoi se shpërthimi ndodhi gjatë një procesi servisimi nga një kompani e kontraktuar. Si pasojë, një punëtor pësoi lëndime të lehta në dorën e majtë dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Brajshori shtoi se masat parandaluese janë marrë për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.

Policia e Kosovës gjithashtu ka konfirmuar rastin, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat