Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë

Aktuale

Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 09:29
Vjosa Osmani dhe Gustavo Petro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Presidentja Osmani ka shkruar se “Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi”.

Ajo ka theksuar se u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e  kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Image
Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën

“Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, shkruan presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat