Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

Aktuale

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit.

Me rastin e kësaj dite, me fillim të orës 10:00 do të ketë fjalime nga Ismail Dibrani, drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe Tamra Greig, drejtoreshë e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ambasada Amerikane në Kosovë.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, ambasadave, EULEX-it.

Si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat