Dy granata dore janë hedhur në oborrin e stacionit policor nga disa persona të panjohur në Zveçan.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Zveçan 26.11.2024, 23:55. Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.