Aksion në 14 lokacione, policia arreston 20 persona - sekuestron 120 mijë euro

Aktuale

Aksion në 14 lokacione, policia arreston 20 persona - sekuestron 120 mijë euro

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 11:42
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 14 lokacione, në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë dhe janë arrestuar 20 persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante dhe atë: Para të gatshme – rreth 120,000.00 euro; Vetura të ndryshme – 5 (pesë); Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme; Rreth 30 kompjuter; Rreth 30 telefona; Pajisje memorizuese; Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.

Tutje, thuhet se në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policor (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika-vendi i ngjarjes). Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policor.

Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat