Formohet komisioni ad-hoc për zgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

Aktuale

Formohet komisioni ad-hoc për zgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 11:46
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin Ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën si kryeinspektor shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar si prioritet reagimin më të shpejtë ndaj shkeljeve potenciale të të drejtave të pacientëve.

“Fuqizimi i kapaciteteve ekzistuese është prioritet strategjik i Qeverisë duke përmirësuar kapacitetet tona.

Ne do të kemi mundësi të reagojmë më shpejtë ndaj shkeljeve potenciale të të drejtave të pacientëve që të ndëshkohen ata që shkelin të drejtat dhe legjislacionin në fuqi”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat