Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka publikuar disa fotografi me ushtarë dhe autoblinda të FSK-së.
Bajqinovci ka përmendur lajmin që Kosova do të bëhet me fabrikë për prodhimin e municionit.
Tutje, ai e ka shkruar parullën tashmë të përsëritur disa herë “S’ka kthim prapa!”.
“Republika e Kosovës po forcohet!
Në Ditën e Forcës, Kosova do të bëhet me fabrikë për prodhimin e municionit dhe një laborator të avancuar për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për një ushtri moderne dhe teknologjikisht të avancuar, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë.
Opozita po shpresoj që këtë vendim nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese.
S’ka kthim mbrapa!
Urime Ushtrisë së Kosovës!” – ka shkruar ai.