Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci: Akt terrorist i izoluar

Aktuale

Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci: Akt terrorist i izoluar

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 12:39
Maqedonci ka thënë se është një akt terrorist i izoluar

Dy granata dore janë hedhur të martën mbrëma në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan.

Lidhur me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se është një akt terrorist i izoluar.

Ministri bëri të ditur se FSK është e gatshme për tu ballafaquar me çdo kërcënim dhe rrezik që i paraqitet vendit tonë.

“Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, ka thënë Maqedonci.

Maqedonci ka shtuar se përfshirja e FSK-së në katër komunat veriore bëhet pas një koordimimi paraprak me KFOR-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat