Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur sërish për ushqimin në FSK, duke thënë se nuk ka munguar asnjëherë.
Ai është shprehur se janë në në fazën përfundimtare të rekrutimit të personelit të specializuar në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Çështja e ushqimit është drejtuar pikërisht me datën 30 shtator, kur ne kemi orientuar, e kemi formësuar përgatitjen e ushqimit përmes koncepteve të vetqëndrueshmërisë”.
“Tanimë jemi në fazën përfundimtare të rekrutimit të personelit të specializuar në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Asnjëherë nuk ka munguar ushqimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe furnizimi është bërë në vazhdimësi duke shfrytëzuar kontratat e autoritetit qendror të prokurimit”, është shprehur ai.