Gjuriq shpreson për ndihmën e Grenell-it përkitazi me Kosovën

Aktuale

Gjuriq shpreson për ndihmën e Grenell-it përkitazi me Kosovën

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 13:46
Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq

Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq ka thënë se gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump, “marrëdhënia mes serbëve dhe shqiptarëve ishte në një nivel shumë më të lartë dhe se prioritet ishte arritja e një kompromisi përmes bashkëpunimit ekonomik”. Ai gjithashtu ka thënë se pret “gatishmëri për bashkëpunim edhe nga administrata e re e Trump”.

Duke komentuar kthimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump në krye të SHBA, Gjuriq ka pretenduar se ish i dërguari i Trumpit, Richard Grenell, kishte një qasje të ndryshme dhe se “ai u përpoq të krijojë një lloj të ri marrëdhëniesh mes serbëve dhe shqiptarëve përmes krijimit të lidhjet ekonomike”

I pyetur për pritjet e Serbisë nga administrata e re Trump, Gjuriq ka thënë se pret “gatishmërinë për të dëgjuar qëndrimin e Serbisë” dhe ka vazhduar se puna me një fuqi si SHBA kërkon këmbëngulje dhe qëndrueshmëri, prandaj, sipas fjalëve të tij, “Serbia ka punuar në krijimin e një lobi serb në Amerikë, dhe se grupi serb në Kongres është rritur më shumë se dy herë”.

Ai ka shtuar se ka arsye për të besuar se “marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA do të përmirësohen edhe më tej në periudhën e ardhshme, ekonomikisht, politikisht dhe në çdo kuptim tjetër”.

“Politika amerikane sot duhet të marrë parasysh interesat e kompanive amerikane në Serbi. Kjo është ajo që nuk kemi pasur dhe ajo që na ka munguar që në vitet ’90-ta. Nuk sulmohet vendi ku punojnë kompanitë kryesore amerikane, nuk ka një politikë të tillë amerikane që do të shkojë në thelb kundër interesave të kompanive amerikane”, ka thënë Gjuriq.

Ai gjithashtu ka thënë se kërkesa e disa vendeve në lidhje me Kosovën, të cilën Beogradi nuk mund dhe nuk do ta pranojë, “nuk guxon të kombinohet me çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat