​Haxhiu-Hargreaves flasin mbi fushatën kundër dhunës me bazë gjinore

Aktuale

​Haxhiu-Hargreaves flasin mbi fushatën kundër dhunës me bazë gjinore

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë do të organizojnë fushatën për luftimin e dhunës në baza gjinore, e cila do të fokusohet në dëshmitarët e moshës 18-34 vjeçare.

Në një konferencë për media, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kjo fushatë trajton edhe nevojat e komuniteteve pakicë.

Haxhiu: Audienca jonë kryesore janë dëshmitarët

“Audienca jonë kryesore janë dëshmitarët, të cilët siç treguan hulumtimet, janë të gatshëm të ndërhynë, por shpesh të pasigurt se si ta bëjnë këtë duke u adresuar veçanërisht të rinjve të moshës 18-34 vjeç, fushata shfrytëzon energjinë dhe hapjen e këtij brezi për mesazhet mbi barazinë gjinore. Për më tepër fushatat trajton nevojat e komuniteteve pakicë dhe paraqitur materiale në gjuhën shqipe serbe dhe rome duke përfshirë skenarë specifikë që reflektojnë përvojat e këtyre komuniteteve”, tha Haxhiu.

Ndërsa, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves u shpreh se mosha në fjalë janë më të vullnetshëm të raportojnë dhunën, por shpesh ndihen të pasigurt.

Hargreaves: Fushata do të synojë qytetarët e moshës 18 deri 34 vjeç

“Duke shqyrtuar dëshmitë që kemi punuar, Mbretëria e Bashkuar dhe hulumtimet që janë bërë në shërbimin e komunikimit të Qeverisë Britanike dhe OJQ-ve lokale, ekipi i ka identifikuar probleme, mungesën e njohurive se çfarë sjellje konsiderohen dhunë në baza gjinore dhe në mënyrë të sigurt si të intervenohet dhe raportohet kjo dhunë dhe të zhvillohet kjo fushatë, e cila është e synuar ta adresojë. Fushata do të synojë moshatarët e moshës 18-34 vjet, të cilët në hulumtim kanë demonstruar se janë më të vullnetshëm që të konsiderojnë intervenimin dhe raportimin, mirëpo shpesh herë kanë qenë të pasigurt që si më bë këtë. Mesazhet në fushatë synojnë që të rritin ndërgjegjen publike lidhur me sjelljet në bazë gjinore që të fuqizojnë ata që e dëshmojnë dhunën në baza gjinore”, u shpreh ai.

Në Kosovë ka nisur fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”. Gjatë kësaj periudhe, institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile do të organizojnë aktivitete për ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore.

Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra.Fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” përfundon më 10 dhjetor në Ditën e të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat