Pas sulmit me granata në stacionin policor në Zveçan, reagon Peci
Pas sulmit që i është bërë stacionit policor në Komunën e Zveçanit, kryetari i kësaj komune, Ilir Peci ka dënuar këtë akt të shpërthimit i cili ka ndodhur një natë më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebbok, Peci ka shkruar se ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.
“Si Kryetar i Komunës së Zveçanit, dënoj ashpër aktin e shpërthimit të ndodhur mbrëmë në stacionin policor të Komunës së Zveçanit, i cili u shkaktua nga disa individë të pandergjegjshem. Ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, që ka tronditur jo vetëm qytetarët tanë, por gjithashtu ka cënuar institucionet e rendit dhe ligjit”, ka shkruar Peci.
Tutje sipas tij, ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet.
“Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, ka shkruar ndër të tjera Peci në Facebook.