Hamza takon Ramën: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë

Aktuale

Hamza takon Ramën: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 16:28
Foto nga takimi

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, për rastin e pavarësisë së Shqipërisë, festën 28 Nëntorit, ka takuar kryeministren, Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Hamza ka shpërndarë mesazhin e tij për të gjithë shqiptarët, duke shprehur angazhimin për të nderuar trashëgiminë kombëtare dhe për të punuar së bashku për të ardhmen.

“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë.

Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat