NATO s’e komenton vendimin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë

Aktuale

NATO s’e komenton vendimin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar sot një vendim të rëndësishëm që lidhet me Ushtrinë e Kosovës, pikërisht kur sot shënohet Dita e Forcës në vendin tonë.

Ai bëri të ditur se do të themelohet një komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe një laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje, media ka dërguar pyetje në NATO për të marrë qëndrimin e tyre.

Por, Aleanca Veriatlantike nuk deshi të komentojë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

“Ju referojmë te institucionet në Kosovë, për çdo koment”, ka thënë një zyrtar i NATO-s.

Kurti ndërkaq, deklaroi sot se “një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar edhe garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë në tërësi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat