Kurti takohet me ish-shokun e burgut në Serbi pas 24-vjetëve

Aktuale

Kurti takohet me ish-shokun e burgut në Serbi pas 24-vjetëve

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 18:56
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti sot pas 24-vjetëve e ka takuar ish-shokun e tij të dhomës në burgjet e Serbisë.

Avdi Latifi, tashmë pjesëtar i FSK-së, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se me kryeministrin Kurti kishin qëndruar bashkë për 18-muaj si të burgosur

“Kryeministri më njohu, ishim të dy të emocionuar kur u pamë pas kaq vitesh”, tha Latifi.

Latifi shtoi se kur ishte në burg ishte si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat