Vazhdon “Turneu i Ndryshimit” në Suharekë

Aktuale

Vazhdon “Turneu i Ndryshimit” në Suharekë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 19:03
LDK

Në kuadër të fushatës “Turneu i Ndryshimit”, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdoi aktivitetet e saj mbrëmjen e sotme në Suharekë.

Ky tubim shënoi një tjetër pikë ndalese në rrugëtimin e partisë për të forcuar lidhjet me qytetarët dhe për të prezantuar vizionin e saj për të ardhmen.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij theksoi se fryma që po përcillet në këto tubime është jashtëzakonisht pozitive dhe mbështetja popullore për partinë është në rritje.

Ai deklaroi se LDK mbetet adresa kryesore për qytetarët, veçanërisht në kohë sfidash dhe paqartësish.

“Kur gjërat shkojnë keq e mbrapsht, kur eksperimentet me qytetarët përfundojnë, ata kanë një adresë dhe shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demografikë të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Kosovës. Si lëvizja më e madhe shqiptare e kemi obligim ta shtrojmë dorën e qytetarëve, po shtrojmë rrugën e re për shtetin që e bënë ne si LDK”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat