Hoxha: Sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan i lidhur kryekëput me investimet e qeverisë atje, do të ketë sulme tjera

Aktuale

Hoxha: Sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan i lidhur kryekëput me investimet e qeverisë atje, do të ketë sulme tjera

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 19:14
Valdet Hoxha

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan lidhet kryekëput me investimet e Qeverisë së Kosovës në nënstacionet policore atje.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak se çdo investim që mund të sjell një stabilitet në veriun e vendit është pengesë për grupet kriminale dhe strukturat zyrtare serbe.

“Çdo normalitet, çdo investim që do të sillte një stabilitet në veriun e vendit kuptohet që është pengesë për grupet kriminale dhe për strukturat zyrtare serbe madje të cilat po i financojnë këto grupe siç është argumentuar në rastin e sulmit Banjska, prandaj nuk do mend që edhe hedhja e kësaj granate në stacionin policor të Zveçanit është lidhur kryekëput me këto veprime e investime të Qeverisë së Kosovës në nënstacionet policore, pra ka ndërlidhshmëri dhe tentojnë që këtë kohë ta mbajnë të ndezur fitilin e dhunës e tensionit për ti fajësuar institucionet e vendit”, është shprehur ai.

Hoxha beson se mund të ketë edhe sulme tjera të ngjashme në të ardhmen, pasi sipas tij nuk do të ketë qetësi derisa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Krimi i organizuar adaptohet çdo ditë me situatën prandaj është dinamikë luftimi i krimit të organizuar dhe sfidimi i këtyre grupeve kriminale shto këtu pastaj edhe specifikat e rajonit të veriut të vendit të Kosovës ku zyrtarisht financohen këto grupe nga grupet shtetërore serbe të Serbisë prandaj po besoj që do të ketë edhe sulme tjera shpresoj që të minimizojnë mekanizmat e sigursë të vendit tonë natyrisht nuk duhet të jemi aq rehat që nuk do të ketë sulme të tilla sepse vetëm kur do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë të pranuar ndërkombëtarisht atëherë do të kemi një situatë paksa më të qetë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se pavarësisht nevojës për këso investime në veri, institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme sepse siç ka thënë çdo tension atje mund të shkojë në disfavor të Kosovës.

“Natyrisht duhet pasur kujdes institucionet e vendit përkundër nevojave praktike për policinë e Kosovës dhe mekanizmat e sigurisë për të shfrytëzuar infrastrukturën në atë pjesë të vendit është kohë delikate dhe duhet të ketë kujdes sepse jot ë gjithë aleatët ndërkombëtar e kanë vëmendjen 24 orë në veriun e vendit e prandaj çdo tension do të shkojë në disfavor të Kosovës. Prandaj pavarësisht që janë të nevojshme këto investime ndoshta koha paksa duke llogarit edhe kohën e fushatës ndoshta janë mbështjellur me një lloj emocioni të fushatës”, ka theksuar Hoxha.

Mbrëmjen e mërkurës stacioni i Policisë së Kosovës në Zveçan është sulmuar me dy granata dora nga dy persona për të cilët policia e Kosovës po interviston dëshmitar që mund të qojnë në gjetjen e tyre. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Tëvë1 se janë duke mbledhur informacione në terren deri sa ka shtuar se në veri situata mbetët e qetë por e brishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat