Frikën që ndjente Sebahatja për të bijën, e cila ishte martuar që në adoleshencën e saj, në moshën 16-vjeçare, një ditë u bë realitet.
Presioni i vazhdueshëm psikik dhe fizik që kishte përjetuar Bahtija 27-vjeçe, e çoi atë drejt më të keqes, kur mëngjesin e 27 korrikut u gjet e varur në oborrin e shtëpisë së saj, raporton Kiks Kosova.
Me lot në sy, e ëma rrëfen se edhe më parë e bija kishte tentuar të dëmtonte veten.
Ajo kujton natën, disa muaj para ngjarjes fatkeqe, kur e bija e saj Bahtija kishte tentuar t’i jepte fund jetës në shtëpinë ku ishte rritur, në Sfeçël të Podujevës.
44-vjeçarja rrëfen se edhe atëherë e dinte që shkaktari për këto përjetime ishte dhëndri i saj.
Për KIKS-in, ajo tregon se edhe pse Bahtija ishte në prag të vdekjes, familja e të shoqit nuk u interesua për asnjë moment, madje për vjehrrën e saj thotë se nuk i bëhej vonë as nëse ajo vdiste.
Tre ditë para natës kur Bahtija u vetëvra, ajo kishte qenë tek vëllai i saj i vetëm që jetonte në Kosovë, pasi pjesa tjetër e familjes jetonte në Kroaci.
Dhe në një bisedë me kunatën e saj, ajo i rrëfeu për dhunën që kishte përjetuar ato ditë nga i shoqi.
Teksa lotët i rrëshqisnin në fytyrë, nëna Sebahate kujton thirrjen dhe bisedën e fundit me Bahtijen, vetëm disa orë para se ajo t’i jepte fund jetës.
Se kë e fajëson nëna Sebahate, dhe kush e fajëson atë për vdekjen e së bijës së saj, mësojeni në storien në vijim: