Kurti priti në takim Arianit Besirin, i sapo zgjedhur kryetar i komunës në Morbach, Gjermani

Aktuale

Kurti priti në takim Arianit Besirin, i sapo zgjedhur kryetar i komunës në Morbach, Gjermani

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 19:52
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Arianit Besirin, shqiptarin nga Mitrovica, i cili së fundmi u zgjodh kryetar i komunës në Morbach, landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Arianiti ishte vetëm 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani.

Ndërkaq, Kurti gjatë bashkëbisedimit vlerësoi rolin e mërgatës shqiptare në vendet ku jetojnë.

“Mërgata jonë, përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike.”

“Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk mund të mos e takoja dhe ta mirëprisja në Kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë” u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat