Osmani: Ambasada e Republikës së Kosovës i hapi dyert e saj - rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore, rëndësi strategjike

Aktuale

Osmani: Ambasada e Republikës së Kosovës i hapi dyert e saj - rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore, rëndësi strategjike

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 20:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në Instagram fotografi nga ceremonia e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në Bogota të Kolumbisë.

“Nga diskutimi e dakordimi me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro para saktësisht dy viteve, në një realitet sot në Bogota – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë i hapi dyert e saj në mes miqsh e partnerësh”, shkroi Osmani në postim.

Tutje ajo shtoi se na presin punë të mira, komunikim i rregullt, si dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit tonë.

“Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike. Faleminderit të gjithëve për punën e angazhimin!”, përfundoi Osmani.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat