​Qeveria ndan subvencion mbi 6 milionë euro për KOSTT-in

Aktuale

​Qeveria ndan subvencion mbi 6 milionë euro për KOSTT-in

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 22:27
Qeveria e Kosovës

​Qeveria ndan subvencion mbi 6 milionë euro për KOSTT-in

Qeveria e Kosovës ka ndarë subvencion në vlerë 6 milionë e 624 mijë e 701 euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), me qëllim të mbulimit të obligimeve ndaj Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST) të Shqipërisë dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH).

Subvencioni mundëson sigurimin e rezervës sekondare nga Shqipëria, dhe rritjes së kapacitetit të saj nga 25MW në 40MW, në përputhje me rregullat dhe marrëveshjen e ENTSO-E-së, e cila është ripërtërirë në shtator 2024.

Kjo do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit dhe bashkëpunimit me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë, gjë që është e rëndësishme teksa hyjmë në stinën e dimrit dhe kërkesa për energji elektrike rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat