​Deputetët e gazit deklarohen të pafajshëm

Aktuale

​Deputetët e gazit deklarohen të pafajshëm

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 22:34
Kuvendi i Kosovës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, deputetët Pal Lekaj, Time Kadrijaj, dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu janë deklaruar sot të pafajshëm mbi akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në dhjetor 2015.

Pas seancës gjyqësore, Konjufca ngritjen e akuzave për hedhje të gazit lotsjellës gati dhjetë vjet më parë, e ka quajtur fushatë parazgjedhore. Ai ka thënë se megjithatë uron që të ketë drejtësi.

Konjufca: Akuzat për gazsjellës, kemi hyrë në parafushatë zgjedhore

“Plane të caktuara, të cilat ngrihen pikërisht tashmë në këto javë kur jemi apo edhe me diçka që mund të quhet edhe fushatë zgjedhore. Kemi hyrë në një parafushatë zgjedhore...Jo, nuk e di, por unë i përmenda faktet...Nuk më duket e rastësishme kjo që një vepër e vitit 2025 të ngrihet në këtë moment. Pra, nëse sistemi i drejtësisë ka pritur për kaq vite, dhjetë vite bëhen edhe pak, sepse në shkurt 2025 ka qenë ajo, po ashtu nuk i nënshtrohet rrezikut të parashkrimit lënda, prandaj pikërisht ngritja në këto momente, gjatë këtyre javëve, mua nuk më duket e rastësishme, por nuk do të thotë se kanë të drejtë, uroj të ketë drejtësi”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të akuzuarit kanë afat 30 ditë të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat