Pozhari: Kurti më të rëndësishëm ka forcimin e shtetit se pushtetin

Aktuale

Pozhari: Kurti më të rëndësishëm ka forcimin e shtetit se pushtetin

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 22:47
Xhevdet Pozhari

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë ka marrë vendim për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.

E analisti, Xhevdet Pozhari  ka thënë se ky është një vendim i kryeministrit që më të rëndësishëm e ka forcimin e shtetit se pushtetin.

“Për të përkufizuar shkurt është vendimi i një kryeministri që më shumë e ka të rëndësishme forcimin e shtetit se pushtetin…”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se këtë vendim Kurti e kishte paralajmëruar para disa muajsh e që sipas tij Turqia ose Kroacia mund të jenë një nga shtete që mund të investojnë.

“Me aq sa kam ndjekur deklaratat e Kurtit, kanë qenë disa paralajmërime kur ka qenë në Turqi në muajin shtator. Është një nga shtetet që mund të investojë sidomos me makineri, mund të jetë edhe Kroacia sipas burimeve të mia dhe kjo ka një rëndësi dhe me dërgu atë mesazhin që Turqia nuk është vetëm për të ndërtuar xhamia, por është edhe një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe aleat i fuqishëm i shtetit të Kosovës”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat