Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionin Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.
Lidhur me këtë vendim, analisti Nexhmedin Spahiu në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë përgatitja mund ta shmangë luftën.
Tutje, Spahiu ka theksuar se shmangja e luftës dhe evitimi i saj është në interes kombëtar të Kosovës.
“Lufta nuk është interes kombëtar i Kosovë dhe as një kombi të vogël, prandaj duhet bërë përpjekje për me evitu sa më shumë. Nëse thuhet se s’ka me pas luftë e ndjell luftën, nëse e përmend rrezikun e luftën ti e eviton luftën. D.m.th duke u përgatitur për luftë e shmangë luftën.
Sigurisht që është një përgjigje e duhur, këtë ka mundur ta bëjë edhe për qëllime elektorale, mua nuk më intereson se çfarë bënë për qëllime elektorale, për mua është e rëndësishme a është ajo në interes kombëtarë të Kosovës, shmangja e luftës evitimi i saj është në interes kombëtar të Kosovës”, ka thënë Spahiu.