Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka tubimin e radhës në kuadër të Turneut të Ndryshimit e pati në Suharekë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Suhareka sonte u bë simboli i radhës i shpresës dhe përkushtimit për ndryshim.
“Rrjedha e pandalshme e njerëzve të vendosur, plot pasion dhe vullnet, që brohorisin njëzëri, po e karakterizon çdo ndalesë të Turneut të Ndryshimit, e sonte ky qytet e dëshmoi se është gati të bashkohet me ne në këtë rrugëtim frymëzues”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë nominuar edhe kandidatët e LDK-së për deputetë të cilët janë Ardian Shala, Urim Suka, Shemsije Bytyçi e Shaqir Kryeziu.
Ndër tjera, ai ka shtuar se pjesëmarrësit në këtë tubim dhanë një mesazh të qartë, sipas tij, ” ndryshimi po vjen, dhe bashkë me të po vjen edhe fuqizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës si forca kryesore politike në vend”.
“Ky ndryshim po ndërtohet me përkushtim dhe dashuri për vendin, dhe me shpresat e qytetarëve që i japin forcë e themel”.