Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka dhënë detaje nga regjistrimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se janë pranuar mbi 21 mijë aplikime.
“Në bazë të dhënave të ditës së sotme kemi diku më shumë se 22.900 aplikime që kemi pranuar deri me tani, prej të cilave janë aprovuar 21.510 ndërsa 1.400 të tjera janë refuzuar”, ka thënë Elezi.
Ai po ashtu ka thënë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për ata që regjistrohen nuk është përjashtuese.
“Ne i njoftojmë individualisht këta aplikues që kanë të drejtë të aplikojnë duke i plotësuar të dhënat e nevojshme”, ka thënë Elezi.