Opinionisti Lirim Gashi ka kritkuar ashpër kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka mbajtur një takim në me diasporën duke iu thënë se po të vijë në pushtet do ta dërgoj Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.
Gashi pyet Haradinajn se “çfarë do të bëj nëse ata gjyqtarë kushtetues të emëruar nga Hashim Thaçi nuk do ta anulojnë atë draft status?”.
Postimi i plotë:
Ramush Haradinaj, në një tubim parazgjedhor që mbajti me llumin e diasporës, premtoi se sapo të vijë në pushtet, menjëherë do ta dërgojë draft statusin e Asociacionit të Komunave Serbe për verifikim në Gjykatën Kushtetuese me shpresën se gjyqtarët kushtetues do ta anulojnë.
Por çuditërisht Ramushi nuk tha se çfarë do të bëj nëse ata gjyqtarë kushtetues të emëruar nga Hashim Thaçi nuk do ta anulojnë atë draft status?
A e keni idenë ju të dashur lexues se çfarë do të bëjë Ramushi nëse gjyqtarët kushtetues të Hashimit nuk e rrëzojnë atë draft status?
A do të thotë pastaj Ramushi se ky ishte maksimumi që munda ta arrija për ta mbrojtur atë pjesë të Kosovës nga copëtimi dhe a do të shpresojë se shtetarët hungarezë, sllovakë, qipriotë, rumunë, spanjollë, grekë dhe fashistët tjerë evropianë do të lobojnë që ai përgjithmonë të mbetet në pushtet, sepse i plotësoi kërkesat dhe dëshirat e Serborusisë klerofashiste, të cilën ata e adhurojnë pafundësisht?
A do t'i thotë më pas Al Kapones së tij me emrin Pal Leku të mos vjedhë më miliona por vetëm miliarda sepse sa të jem unë gjallë askush nuk mund të të bëjë më asgjë?
Së pari, në çdo shoqëri normale, një premtim i tillë i trashë dhe i pabesë parazgjedhor nuk do të kalonte pa indinjatë dhe zemërim të skajshëm gjithëpërfshirës.
Por nuk mund të presim indinjatë dhe zemërim nga llumi i diasporës të cilin Ramushi ende arrin ta mbledhë rreth tij dhe ta gënjejë, mashtrojë e manipulojë si të dojë.
Çdo qytetar normal do ta pyeste veten se kush po i kërkon Ramushit që menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet t'ua dërgojë gjyqtarëve të Hashimit draft statusin e Asociacionit të Komunave Serbe, që ta shpallin atë kushtetues dhe pastaj ai t'i fajësojnë ata për qëllimet e tij të ndyra, dinake dhe kriminale, vetem sepse ai kurrë nuk ngopet me pasurinë e paligjshme qjndra milionshe ?
E çfarë bëri Ramushi i zi me Çakorin dhe Zhlebin?