Kurti uron 28 Nëntorin: Prekazi, vendi i shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari

Aktuale

Kurti uron 28 Nëntorin: Prekazi, vendi i shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari

Nga: A.SH Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 08:10
Prekazi

Kryemnistri i Kosovës duke uruar festën e 28 Nëntorit, ka thënë se në Prekaz, vend i shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, do të rindërtojmë Kompleksin Memorial "Adem Jashari".

Ai ka thënë se nuk do të kuresjm asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht.

Postimi i plotë:

Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari.

Gëzuar 28 Nëntori!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat