Analisti Xhevdet Pozhari këtë 28 Nëntor e uron ndryshe, duke e lidhur me 28 veprimet që Qeverisë Kurti në veri.
Ndër veprimet e Qeverisë Kurti që ka marrë në veri janë: ndalimi i dinarit serb, mbyllja e rrugëve ilegale, konfiskimi i vilës së Radoiçiqit, targat RKS.
Postimi i plotë:
Urime 28 nëntori 🇦🇱
me 28 veprimet në veri!
28. Hapja e nënstacioneve policore.
27. Mbyllja e institucioneve paralele
26. Ndalimi i dinarit serb
25. Mbyllja e rrugëve ilegale
24. Mbyllja e laboratorëve të drogës
23. Mbyllja e laboratorëve për kriptovaluta
22. Dëbimi i terr*ristëve të sulmit në Banjskë
21. Ngritja e aktakuzës për terr*ristët në Banjskë
20. Ndalimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri
19. Ndalimi i mbajtjes së referendumit serb
18. Renovimi dhe rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në veri dhe kthimi i tyre
17. Largimi i kamerave ilegale
16. Hapja e bizneseve shqiptare në veri
15. Konfiskimi i vilës së Radoiçiqit
14. Organizimi i garave me kajak në Ujman dhe i kërcimeve dallëndyshe
13. Targat RKS
12. Shtrimi i infrastrukturës rrugore në veri.
11. Vendosja e taksës për prodhimet serbe
10. Emërtimi i rrugës Afrim Bunjaku në veri
9. Konfiskimi i “uzbunës” që tmerronte veriun
8. Hapja e Postës së Kosovës
7. Patentë-shoferët RKS
6. Faturimi i rrymës
5. Hapja e Bankës së parë kosovare
4. Mbyllja e MTS të Serbisë
3. Mbyllja e Bankës së Kursimeve të Serbisë
2. Logot dhe vulat RKS për 4 komunat
1. Heqja e fytyrës së Putinit, Vuçiqit e flamujve gjigand të Serbisë.