Presidentja Osmani uron 28 Nëntorin: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.
28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.
28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari! 🇽🇰🇦🇱