Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.
Në një postim në Facebook, deputetja thotë se në këtë ditë duhet festuar bashkërisht për trashëgiminë e pasur, historinë tonë dhe shpirtin e pathyeshëm që na bashkon si komb.
“Gëzuar Ditën e Shqiptarëve kudo që janë! Le të jetë kjo ditë për të festuar bashkërisht trashëgiminë tonë të pasur, historinë tonë dhe shpirtin e pathyeshëm që na bashkon si komb.
Le ta lartësojmë dhe nderojmë gjithmonë emrin shqiptar, duke punuar për një të ardhme më të ndritur dhe të bashkuar”, ka shkruar më tej Kusari-Lila.