Dita e Pavarësisë/ Stërnipi i Ismail Qemalit në ceremoninë në Vlorë: Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas…
Në Ditën e Pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi. Në 28 nëntor në Vlorë u mbajt edhe ceremonia solemne, ku të pranishëm kryeministri Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, si edhe Presidenti Bajram Begaj. Gjithashtu të pranishëm në Vlorë ishin edhe qytetarë të shumtë, të veshur kuq e zi, dhe me flamurin kombëtar.
Një mesazh i veçantë është dhënë edhe nga Nedim Kemal Vlora, stërnip i Ismail Qemalit. I pranishëm në këtë ditë të rëndësishme që bën bashkë të gjithë shqiptarët, ai uroi Pavarësinë, duke theksuar se është më rëndësi që Shqipëria dhe shqiptarët të shohin drejt të ardhmes.
“112 vite por është si të jetë viti i parë, të paktën për mua, sepse emocioni teksa shoh të ngrihet flamuri është gjithnjë i njëjtë.
Mbase, e njëjta që ka provuar gjyshi në vitin e largët 1912. Do të doja të bëja një urim për vendin. E shkuara është e shkuar tashmë të shohim drejt të ardhmes. Uroj që Shqipëria të mund të ketë një të ardhme të ndritur, gjithmonë e më të mirë, rroftë Shqipëria dhe shqiptarët, u shpreh ai.
Kryeministrat shqiptarë takojnë nipin e Ismail Qemalit në Vlorë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Sikurse shihet edhe në foto, Rama së bashku me Kurtin, kanë takuar nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.
Ceremonia për nder të festës së 28 Nëntorit po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë.
Rama e Kurti shfaqen bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë
Sot në Shqipëri festohet Dita e Pavarësisë, dita kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.
Shqiptarët sot kujtojnë dhe nderojnë ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Në kuadër të kësaj dite në Vlorë ka nisur edhe ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Në këtë ceremoni pjesëmarrës janë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, krah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja e Shqipërisë Elisa Spiropali.
Ndërkohë që pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ceremonia po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë.