Kryeministri i Australisë, i bindur se rrënjët e tij janë nga Shqipëria - ja çka thotë

Aktuale

Kryeministri i Australisë, i bindur se rrënjët e tij janë nga Shqipëria - ja çka thotë

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 10:41
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thënë se ai ende nuk ka arritur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa shprehet i bindur se bazuar në mbiemrin e tij, ai ka lidhje të drejptërdrejtë me Shqipërinë.

Albanese ka pohuar se vjen nga fshati Barlette, e që është përtej detit të Shqipërisë.

Ai ka treguar për bisedën që ka pasur me babain e tij, derisa ka treguar se gjjithmonë kanë pasur shumë aktivitete nga porti i Barit.

“Ka një monument kryesor në atë zonë ku ka shumë albanesë është një mbiemër shumë zakonshëm dhe qartësisht është mënyra  se si emri na percakton, diku në të kaluarën time s’ka dyshime që që ka një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë”, u shpreh ai para disa mediave.

Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat