Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova nisen drejt Shqipërisë

Aktuale

Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova nisen drejt Shqipërisë

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 10:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika kufitare në Morinë parakalojnë ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës drejt Tiranës e Vlorës.

Top Chanel raporton se me simbole e veshje kombëtare qindra qytetarë nga Kosova, Presheva e Maqedonia e Veriut kanë kaluar sot kufirin e Morinës.

Ata do të festojnë në qytetet e Krujës, Tiranës e Vlorës.

Për nder të festës, edhe sheshet e Prishtinës e qyteteve tjera në Kosovë janë stolisur me flamuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat