Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut.
Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i ekipit mbrojtës të tij, avokati Arianit Koci.
Ai ka deklaruar se ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për Çadrakun dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë.
“Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tone”.
“Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet”, tha Koci.