Ardita Sinani e vendos flamurin kombëtar në zemër të Preshevës

Aktuale

Ardita Sinani e vendos flamurin kombëtar në zemër të Preshevës

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 11:17
Ardita Sinani, e ka vendosur Flamurin Kombëtar në hapësirën e jashtme të objektit.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka vendosur Flamurin Kombëtar në hapësirën e jashtme të objektit.

“Flamuri Kombëtar Shqiptar në zemër të Preshevës”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në rrjete sociale.

Në sfond dëgjohet kënga “O ku ka si ti o Shqipëria ime”.

Sot në Shqipëri festohet Dita e Pavarësisë, dita kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.

Shqiptarët sot kujtojnë dhe nderojnë ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat