Në fshatin Llaushë të Skenderajt do të bëhet zbulimi i memorialit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shumë qytetarë janë mbledhur për ta ndjekur këtë ceremoni, në këtë fshat, ku më 1997-ën doli publikisht për herën e parë në skenë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kjo paraqitje e ushtarëve të parë të UÇK-së u bë gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halit Geci, i cili u vra më 26 nëntor të po atij viti nga forca policore dhe ushtarake serbe.
Aty Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi-Kapuçi lexuan deklaratën publike të daljes para popullit të UÇK-së.