Grenell uron shqiptarët për 28 nëntor, i falendëron që votuan Trumpin dhe mundësuan fitore në Michigan

Aktuale

Grenell uron shqiptarët për 28 nëntor, i falendëron që votuan Trumpin dhe mundësuan fitore në Michigan

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 15:23
Donald Trump- Richard Grenell

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Grenell ka thënë se SHBA është mirënjohëse për miqësinë e përjetshme në mes të dy kombeve.

Gjithashtu ai ka falënderuar shqiptaro-amerikanët e Michiganit që kanë votuar për Trumpin dhe kanë ndihmuar në fitoren e tij në këtë shtet.

“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona.

Dhe një falenderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për Donald Trump dhe ndihmoi në fitimin e këtij shteti për MAGA-n”, ka shkruar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat